Është një prej reperëve më të paguar shqiptar në profesionin e tij por ky fakt nuk e ka kufizuar Noizyn që të zgjerohet me veprimtari.
Ai ka tash e një kohë që ka nisur një varg biznesesh, nga lokali në Durrës e deri tek linja e veshjeve ‘Illyrian’.
Kjo e fundit, do jetë e qasshme tashmë edhe për fansat në Prishtinë.
Ka qenë vetë Rigelsi ai i cili e ka zbuluar lajmin përmes një njoftimi ku bën me dije se dyqani me veshjet ‘Illyrian’ do hapet së shpejti në Prishtinë.
Pa dyshim, një lehtësi për të mos përdorur blerjet online apo për të mos ia mësyrë Tiranës për veshjet me vulën e reperit./Prive.al