Noizy jep lajmin e mirë për këtë verë

By

Verën që lamë pas, një prej reperëve më të pëlqyer të momentit, Noizy bëri bujë.

Me koncertin ‘Midis Tirone’ ai theu rekorde për pjesëmarrje dhe atmosferë.

Si për askë tjetër, turma me dhjetëra mijëra (në mos qindra) njerëz u elektrizuar në zemër të kryeqytetit shqiptar nga muzika/performanca e reperit të njohur.

E duket se një koncert i tillë masiv, pritet të ndodhë sërish.

Ka qenë vetë Noizy ai i cili e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në rrjete sociale ku ndan videon nga koncerti i vitit që lamë pas.

Një mundësi për të mos u humbur kjo e këtij viti për secilin që i ka mbetur peng nga vera e 2017-tës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm