Noizy jep detaje për albumin i cili publikohet këto ditë

By

Noizy ka bërë një njoftim të rëndësishëm në Instagram.

Reperi i cili i mungoi shumë skenës muzikore, tha se këto ditë do të publikohet albumi i tij brenda të cilit ka edhe një këngë të preferuar.

Ai tha se nuk ka mundësi të xhirojë videoklipe për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

“Ka ardh koha per nje album. Kerkoj ndjese qe kam munguar nga projektet e Albumeve si në fillimet tona, Por ju premtoj qe ky Album Sapo nisi dicka qe me kishte munguar shume. E pamundur te xhiroj Klipe në keto kohe, por besoj se do jet me bukur keshtu, Sepse të gjithe mund ta imagjinoni videon në mendjen tuaj, duke degjuar fjalet dhe melodite e seciles kenge.
Albumi në fillim do të dale në spotify, me pas shume shpejt edhe në youtube.com/thisisnoizy”, ka shkruar reperi.

Nuk ka datë të caktuar të publikimit por këto ditë pritet të ndodhë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm