Noizy ka gatuar vet për njerëzit që kanë fjetur në qiell të hapur në Durrës.
Reperi I cili vjen nga ky qytet, ka publikuar fotografi ku duket duke shpërndarë makarona të nxehta për ata që u prekën nga tërmeti I fuqishëm që ndodhi të martën në mëngjes në Shqipëri.
Ai tha se ka qarë jo nga frika, por nga gëzimi për shkak të kontributit nga Kosova dhe vendeve të tjera.
“Edhe pse patem fatkeqesi zemrat nuk i prishem, madje mesuam se sa shume e duam njeri tjetrin. Nuk kam fjale per xhestin e shqiptarve te kosoves dhe te maqedonise, mund te kem par vet me syte e mi mbi 50 kamiona me ndihma per vellezerit dhe motrat e tyre qe kishin nevoje, si me ushqim por edhe jorgane e batanie. BRAVO! Kam qare shume, jo nga frika por nga gezimi dhe jam i mbushur plot me energji. Do ju lutesha organizatave dhe njerezve qe kontribuojne, te kete kontroll mbi gjithcka sepse nuk duhet abuzuar me miresine, ju qe kontribuoni duhet te siguroheni qe ate qe ju na ofroni te shkoje ne vendin e duhur. Edhe nje here ne emer te gjithe shqiptareve ju falenderoj nga zemra. Zoti qoft me te gjithe ju dhe familjet tuaja. Uroj qe keto lloj fatkeqsish mos te ndodhin me kurre. Zinjo”, ka shkruar ai.
Noizy nuk është I vetmi që iu ka dalë në ndihmë popullit shqiptar.
Shumë të famshëm kanë hapur dyert dhe kanë shpërndarë ndihma pas tragjedisë në Shqipëri./Prive.al