Noizy është gati: Pak nga teksti me të cilin do ‘godasë’ të Premten!

By

Noizy më në fund ka zbuluar më shumë nga ajo që paralajmëronte prej javësh.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Reperi që po përgatitë edhe album, do të lansojë këtë të Premte një projekt muzikor i cili siç është shprehur vet reperi, do të jetë “mësim nga pedagogu”.

Projekti mes tjerash do jetë një kundërpërgjigje për të gjithë ata që shkaktuan polemika mbi emrin e Noizyt së fundmi.

Një pjesë të tekstit të kësaj kënge goditëse, ai e ka ndarë që sot, dy ditë para publikimit zyrtar të këngës.

“S’kam shokë por kam kampiona, OTR na njeh krejt bota,

A t’kujtohet 09, premtimet nuk ishin kota

Kur je në këto nivele ka të mira dhe sherre

Ka njerëz për interese ka njerëz që e dojnë veç veten”

Ky është vetëm një fragment nga teksti i këngës që po pritet me kurreshtje të madhe. Për më shumë, e premtja! /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Artikuj të ngjashëm