Paraqitja e gazetarit të RTSH-së, Ervin Baku me fanellë serbe gjatë një interviste në një medium ne Shqipëri ka nxitur shumë reagime.
Reperi Noizy ka ndarë imazhin duke shtuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe ata në veriun e Kosovës po protestojnë kundër “intervenimit serb”.
Më i ashpër se Noizy është treguar Stresi.
Sipas tij, një paraqitje e tillë është e papranueshme, derisa ka kërkuar nga organet kosovare që të njëjtin ta shpallin ‘non grata’.
Më poshtë gjeni reagimet e tyre.