Njihuni me Elsonin, modelin që po ‘pushton’ pasarelat botërore

By

Që si shqiptarë jemi ‘racë’ e bukur, kjo nuk ka diskutim!

Vajza e djem shqiptarë kudo në botë po spikasin për shumë gjëra, e mes tjerash edhe në industrinë e modelëve.

Në këtë listë, një ndër emrat më premtues është Elson Bytyqi.

Ai karrierën si model e ka nisur vitin e kaluar por me suksese të njëpasnjëshme që në fillim.

Gjithçka filloi pasi fitoi titullin ‘Mister Zvicra Francophone’ për të vazhduar me angazhimet në Milano Fashion Week, Paris Fashion Week.

Përtej oqeanit, sesionet fotografike me Fadil Berishën i kanë hapur rrugë për casting në disa projekte.

Planet për të ardhmen janë mes aktrimit dhe modelizmit.

Bytyqi së fundmi ka qenë në Kosovë për një projekt të ri, mbi të cilin do të flasim shumë shpejt! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm