Është vetëm 17 vjeçar, megjithatë arti i tij ka tërhequr vëmendjen e yjeve botërorë të modës e muzikës.
Shpëtim Bunjaku vjen nga qyteti i Gjilanit dhe e ka pasion vizatimin grafik, ultra modern dhe me krijimin e disa prej portreteve të super yjeve botërorë e edhe shqiptarë, ai është bërë emër i njohur për to.
Naomi Campbell e ka pëlqyer punën e tij, pasi artisti ka realizuar portretin e modeles më të njohur në botë. Po ashtu edhe Paris Hilton ka qenë ndër figurat e njohura që e ka ripostuar punimin e Shpëtimit. Ndërsa, fante e punës së tij është Era Istrefi e cila edhe e shpërndanë me fansat e saj shpesh punën e tij.
“Punimet fillimisht i vizatoj me laps ne letër te bardhë, e ngjyrosi punimin pak pjesshëm (ngjyrat kryesisht faber dhe promarkers) pastaj e skanoj dhe pjesa tjetër ngjyroset me programet si photoshop dhe photoshop illustrator“, thotë ai.
Për më shumë, punën e tij mund ta ndiqni në Instagram: