Një tjetër këngëtar shqiptar baba për të parën herë

By

Në vargun e një liste të gjatë artistësh që janë bërë së fundmi apo priten të bëhen prindër së shpejti, sapo ka hyrë edhe një tjetër emër i njohur.

Bëhet fjalë për muzikantin Genc Salihu i cili në një intervistë për Top Channel ka bërë të ditur lajmi e madh, se pret të bëhet baba për të parën herë.

35 vjeçari ka zbuluar gjithashtu se pret të bëhet baba i një vajze, fryt i lidhjes së gjatë me regjisoren Kaltrina Krasniqi.

Lajmi vjen si befasi meqenëse dyshja nuk kanë shprehur paraprakisht se janë të gatshëm për një zhvillim të tillë dhe në përgjithësi lidhjen e kanë ruajtur gati hermetikisht nga publiku. Detajet tjera nuk janë bërë të ditura. /Prive.al/

Genc Salihu pozon nudo (Foto +16)

Artikuj të ngjashëm