Një surprizë e madhe po fshihet tek “Kryt Nalt”

By

Projekti i shumëpërfolur mes reperave 2PO2 dhe Unikkatil shumë shpejt do të jetë gati për adhuruesit e muzikës Hip Hop.

Dyshja në fjalë do të bashkëpunojnë përsëri në projektin “Kryt Nalt” i cili do të jetë pjesë e albumit “2020” nga 2po2.

Kujtojmë se ishte pikërisht Prive.al e cila zbuloi titullin e bashkëpunimit të ri mes dyshes të cilët deri në atë kohë e mbajtën totalisht sekret atë.

Por surprizat nuk mbarojnë me kaq pasi projekti në fjalë pritet të ketë edhe videoklip lajm i cili është një surprizë e madhe edhe për fansat e artistëve.

Prive ka kontaktuar stafin e produksionit të cilët e kanë konfirmuar videoklipin por duke mos dashur të zbulojnë detaje tjera rreth tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm