Një burrë ka vdekur në Festivalin Glastonbury pas një incidenti mjekësor.
Burri, rreth të 40-tave, u rrëzua pak para orës 04:00 BST të së dielës në shtegun e vjetër të linjës hekurudhore midis skenës Arcadia dhe skenës tjetër.
Ai ka marrë tretman mjekësor nga urgjenca, por ka gjetur vdekjen në vendngjarje.
Vdekja e burrit nuk po trajtohet si e dyshimtë, tha Policia e Avon dhe Somerset, dhe oficerët po kryejnë hetime në emër të mjekut.
Forca tha: “Të afërmit e tij janë informuar dhe i ngushwllojmw në këtë kohë të vështirë.”