Një nga reperët e Gjilanit pranon ftesën e Feros

By

Reperi ka hedhur idenë që të gjithë reperët më të spikatur të qytetit të tij, Gjilanit, të bëhen bashkë për një projekt muzikor.

Ajo çfarë vlen për t’u cekur është se në listën prej nëntë emrave përfshihen edhe reperë me të cilët Fero ka pasur fërkime ndër vite si përshembull Duda, detaj të cilin e ka nënvizuar edhe vetë.

Gjatë ditës së djeshme, Fero ka publikuar një fotografi teksa kishte realizuar një ‘video call’ me reperin Duda, duke shkruar, “së shpejti” – gjë që la të kuptohej se dyshja kishin lëngë mbrapa mëritë e së shkuarës.

Detaje më të hollësishme, Fero nuk ka ndarë ende.

Një nga reperët që Fero kishte etiketuar në postimin e tij ‘ftesë’ ishte edhe Blleki.

Përmes rrjeteve sociale, i pyetur nga fansat, reperi i ri Blleki ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e këtij projekti.

“Jo, nuk bohet ai sen [bashkëpunimi]” – u shpreh reperi në një prej lidhjeve live.

Artikuj të ngjashëm