Një motër llafazane ju mban larg depresionit!

By

Se ekzistenca e një motre të bën më të lumtur dihet prej kohësh, por e reja qëndron diku tjetër.

Me fat akoma më shumë janë ata që kanë një motër llafazane.

Po, po kështu siç e lexuat!

Një motër llafazane të mban larg depresionit. Këtë e thonë studimet e kohëve të fundit.

Roli i motrave dhe vëllezërve në jetë është pothuajse po aq i rëndësishëm sa edhe ai i prindërve.

Ajo që jemi neve sot, padyshim që ndikohet nga të tjerët dhe sidomos nga motrat dhe vëllezërit.

Dhe për ta analizuar më në detaje këtë ndikim, profesorja dhe studiuesja Laura Padilla-Walker realizoi një studim. Pas vëzhgimit për 10-14 vjet të 395 familjeve me më shumë se një fëmijë ajo doli në përfundimin se një vëlla ka aftësinë për të siguruar diçka tjetër që edhe prindërit nuk mund ta japin.

Në disa raste, rëndësia e pranisë së një vëllai apo një motre është edhe më e madhe se ndikimi i prindërve. Studimi tregoi se ndjenjat e mirësisë dhe bujarisë mësohen më lehtë nga një vëlla/motër sesa nga një i rritur.

Edhe vetëbesimi është më i lartë e frikërat më të vogla, nëse ke një vëlla ose motër.

Detaji më interesant i studimit lidhet me motrën llafazane. Ata që kanë një motër që flet shumë kanë më pak risk të vuajnë nga depresioni qoftë në fëmijërinë e hershme, ashtu edhe në moshën e rritur.

Sipas Dr. Laura Padilla, një motër ka një efekt të vërtetë antidepresiv, falë aftësive të komunikimit që kanë tendencë të jenë më të forta tek gratë sesa tek gjinia mashkullore.

Në përfundim, një motër është e mirë për shëndetin emocional dhe nëse është llafazane, dyfishohen përfitimet.

Artikuj të ngjashëm