Një letër publike e Majlindës për Majk: Roanin po e rris me këngët e tua, mos ia prish fëmijërinë

By

Drama në mes reperit Majk dhe ish të dashurës së tij, Majlinda Zekës me të cilën ka edhe një fëmijë të quajtur Roan, shpërtheu mbrëmë në rrjete sociale.

Dyshja kanë akuzuar njëri tjetrin në rrjete sociale duke mos u kursyer në asnjë fjalë që e thanë.

I pari e nisi Majk, i cili në një përgjigje për fansat e tij, tha se Majlinda ishte ajo që s’e linte ta takonte Roanin, ndërsa përgjigja e modeles nuk vonoi.

https://www.instagram.com/p/Bq_FJDgg16Z/

Në postim, Majlinda tregon se shpenzimet e fëmijës që nga lindja e deri sot, i ka kryer familja e saj, dhe jo artisti dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk e linte ta takonte deri më tash.

Më pas, ajo ka shkruar një letër të gjatë e të detajuar duke iu referuar Reperit, ku sqaron thuajse gjithçka dhe tregon se çështjen e takimeve me të birin, për Majk do e rregullojë gjykata.

Madje, ajo ka shkruar se po e rrit me këngët e tij që Roan të jetë i afërt me të atin, megjithatë këta rreshta të letrës janë fshirë më pas nga Majlinda, por Prive ka arritur t’i ruajë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm