Siç është bërë e ditur paraprakisht, nesër në Shkup, Tuna Sejdi publikon albumin e saj më të ri ‘Fortuna’.
Tetë krijime muzikore, dy prej të cilave në bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limanin do të publikohen nesër me një event ku do të ketë shumë të pranishëm.
Ndër ta, ishte paraparë edhe Soni Malaj.
Megjithatë, koleg’ja e Tunës e ka të pamundur të jetë e pranishme siç ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale.
Mes tjerash, Soni ka zbuluar se një ditë para eventit, Tuna është në gjendje jo të mirë shëndetësore pa precizuar se nga çfarë vuan.
Detajet e tjera, së shpejti. /Prive.al