Nisur nga ky detaj, fansat janë të bindur se Zac Efron është martuar!

By

Ylli i Hollivudit Zac Efron ka shkaktuar një vorbull spekulimesh pasi ka postuar një video të re në rrjetet e tij sociale.

Ylli i Baywatch u shfaq në Instagram të enjten dhe ndau një video promovuese për projektin e tij të ri, në të cilin ai po bisedonte me një arush.

Teksa po njoftonte projektin e tij të ardhshëm, ai i ka shkruar klipit: “Oh, hej atje, arush! 6.14.22 A ka ndonjë supozim?”

View this post on Instagram

A post shared by Zac Efron (@zacefron)

Ndërkohë, fansat e Efron vunë re se aktori mbante një unazë martese në video.

Vëzhgimet e fansave ndezën diskutime të bujshme në internet pasi ata spekuluan se Efron është martuar fshehurazi.

“Ariu i vërtetë në dhomë është unaza e martesës”, komentoi një fans. Një tjetër pyeti: “Çfarë është me unazën e martesës?”

“E vini re edhe unazën në gishtin e tij?”, pyeti një ndjekës, i cili më vonë shtoi: “Ndoshta është martuar”. Një tjetër person iu përgjigj një sugjerimi të tillë, “Ne kemi nevojë për përgjigje”.

Aktori akoma nuk ka reaguar në lidhje me spekulimet. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm