Nis numërimi prapa për ‘Big Brother VIP Kosova’

By

Pritjes i erdhi fundi!

Nesër mbrëma starton spektakli më i madh në vend ‘Big Brother VIP Kosova’.

Përgatituni për emocione të forta para ekranit, lot, atmosferë e surpriza unike, pasi spektakli gjigant që vjen për të parën herë në Kosovë, Big Brother VIP, është fare pranë jush.

5 DHJETOR – është data kur ekrani do t’ju rrëmbejë para vetes për të mos ju lëshuar deri në fund – kjo pasi që PO, po fillon formati i shumëpritur Big Brother VIP Kosova, i cili edhe rrugëtimin e tij po e nis pikërisht në javën e parë të muajit të festave si një dhuratë magjike për ju.

Edicioni i parë i reality show Big Brother VIP Kosova do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën e medias në vend.

Le të fillojmë bashkë numërimin mbrapa deri nesër mbrëma. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm