Nik Xhelilaj karrierën e tij si aktor e nisi në Shqipëri, e vazhdoi në telenovelat turke kurse sot ka bërë një hap të rëndësishëm në Gjermani pas suksesit me ‘Der Albaner’ që e njoftoi atë me audiencën në këtë shtet pesë vite më parë.
Aktori ka bërë të ditur se do nisë aventurën në projektin ‘Winnetou’, që rikthen filmin e viteve të 60-ta në një version modern për gjeneratat e reja.
Ky projekt filmik i ndarë në tre pjesë, planifikohet të jetë gati për ekran vitin e ardhshëm teksa xhirimet kanë nisur këtë muaj në disa pjesë të Kroacisë.
Ndryshe, RTL në prezantimin e Nikun ka folur në superlativa duke e konsideruar aktorin shqiptar si një yll ndërkombëtar./Prive.al/