Këngëtarja, Nicole Scherzinger, ka njoftuar se turneu i shumëpritur i ribashkimit të grupit “The Pussycat Dolls” (PCD) është anuluar, por dy anëtaret e tjera të grupit, kanë thënë se nuk ishin të informuar për këtë.
Ish-gjyqtarja e X Factor, Nicole, hyri në Instagram për të konfirmuar se turneu i shtyrë fillimisht për shkak të pandemisë Covid është anuluar përgjithmonë.
Ajo shkroi: “Faleminderit për të gjithë ata që kishin bileta për të parë PCD – ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj”.
“Me rrethanat gjithnjë në zhvillim që rrethojnë pandeminë, e kuptoj vendimin që datat e turneut duhej të anuloheshin”.
“Kam investuar një sasi të madhe kohe, energji krijuese dhe financat e mia për të rikthyer këtë projekt në jetë, dhe ndërsa jam natyrisht tepër e trishtuar nga ky vendim, por jam gjithashtu shumë krenare për atë që arritëm të arrijmë në kohë të shkurtër që kishim së bashku para Covid”.
“Nuk mund të shpreh me fjalë sasinë e dashurisë, admirimit dhe mirënjohjes që kam për vajzat e tjera të grupit dhe fansat që na kanë mbështetur. Qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm – dashuri dhe bekime”.
Por anëtarët e grupit Carmit Bachar dhe Jessica Sutta u kundërpërgjigjën, duke postuar të njëjtën deklaratë në storiet e tyre në Instagram.