Nga sot, nis emisioni më i ri i të dashuruarve në Klan Kosova

By

Një program i ri do t’iu shoqërojë pasditeve në Klan Kosova, me moderator Enur Pakashticën.

“A po m’njeh zemër?”, promo e të cilit qarkullon prej disa javësh është një format risi në televizionet kosovare.

Vjen si spektakël familjar ku çdo pasdite do jenë të ftuar tre çifte të profileve të ndryshme.

Përmes pyetjeve dhe lojës në disa raunde, përpos që njohim më shumë për historitë e tyre të dashurisë, do të kuptojmë qëllimin i cili kuptohet që në emër – se sa njihen mes vete çiftet pjesëmarrëse.

Çiftet fituese të ditës, ato me përgjigjet më të përputhshme me njëri-tjetrin do të garojnë për finalen javore ku nuk do të mungojnë shpërblimet e ndryshme të ofruara nga Klan Kosova.

“A po m’njeh zemër?” vjen nga e hëna në të premte me fillim nga ora 16:50 në Klan Kosova nën drejtimin e Enur Pakashticës.

Artikuj të ngjashëm