Balsami për buzë krijon varësi?

By

Zbutësit e buzëve janë  të destinuara që të ju shërojnë buzët, por në fakt vetëm sa i çajnë më shumë. Tingëllon e çmenduri apo jo? Pse një produkt do të ketë efektin e kundërt të përdorimit të tij të synuar?

Epo shumë nuk janë aq qesharake sa duket. Kompanitë e zbutësve të buzëve fitojnë më shumë para kur keni buzë të çara, pse të rregullojnë problemin?

Sipas Caitlin Covington nga Greatist.com, aplikimi i balsamit të buzëve vetëm përkohësisht i qetëson ato, por ka një efekt negativ në shëndetin e buzëve tuaja në planin afatgjatë.

Zbutësi ose balsami i buzëve ndërhyn në sinjalizimin midis qelizave të vdekura dhe mekanizmit që prodhojnë qeliza të reja të shëndetshme. Si rezultat, buzët parandalohen të rimbushin qelizat e reja dhe të shërohen. Kjo i bën buzët çara më keq duke ju bërë të aplikoni përsëri zbutës. Ky proces përsëritet pa pushim dhe buzët tuaja bëhen më të çara se sa ishin para se të fillonit të përdornit produktin.

Image result for applying chapstick

Të gjithë fajin e kanë përbërësit. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.

Artikuj të ngjashëm