Nëse e keni humbur: Albert Stanaj dridhi skenën e Sunny Hill Festival (VIDEO)

By

Në mesin e artistëve të ftuar për festivalin Sunny Hill, si: Dua Lipa, Action Bronson e G4shi, ishte edhe Albert Stanaj, një tjetër shqiptar që ka arritur famë ndërkombëtare me muzikën e tij.

Stanaj performoi në festivalin e mbajtur në Parkun e Gërmisë ku ndezi publikun me disa nga këngët e tij më të mira.

Ai postoi një video në Instagram për të dokumentuar atmosferën në momentin që interpretoi ‘Romantic’ një nga projektet e tij më të suksesshme.

‘Ju falenderoj te gjitheve qe keni qene mbreme!! Ju Dua’, ka shkruar artisti nën video.

Sonte është nata e fundit e Sunny Hill kur pritet të shfaqen DJ të njohur për ta bërë një përmbyllje sa më të paharruar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm