Neki Emra sapo ka përfunduar një projekt muzikor të tipit baladë. Madje kjo do të jetë e fundit e këtij lloji të paktën për këtë vit, pasi ai ka vendosur që tash e tutje të përkushtohet më shumë në këngë ritmike.
Balada quhet “Ti nuk je më” vargjet e të cilës i ka shkruajtur vet Neki e po ashtu është marrë edhe me kompozimin e saj derisa me orkestrimin e saj e ka realizuar Shpëtim Saraqi.
“Ti nuk je më” e cila trajton temë sociale, fillon xhirimet në fund të janarit me produksionin Asha ,ndërsa pritet të lansohet diku në mes të muajit shkurt.