Baladat e tij me të cilat edhe identifikohet, pëlqehen shumë nga publiku. Por duket se momentalisht, kjo nuk po i mjafton Neki Emrës që me gjasë shumë shpejt do vijë me ndryshime në karrierën e tij.
Ai ka postuar një foto ku shihet në studion e Florent Boshnjakut teksa shkruan: ‘Me maestro Florentin. Po vjen balada e fundit. Pas kësaj nuk ka më balada’.
Nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë Nekin drejt këtij vendimi por pa dyshim do të jetë interesante për t’u parë se si do shfaqet Neki ‘i ri’ në skenë. /Prive.al/