Këngëtari Neki Emra dhe prezantuesja Zana Zhaveli para pak jave i dhanë fund beqarisë.
Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni mes miqëve e familjarë. Por për shkak të angazhimeve ata nuk mundën ta shijonin muajin e mjaltit.
Çifti aranzhuan një udhëtim për dy javë në New York dhe Cancun. Ndërkaq në planin muzikor këngëtari Neki Emra ka pak ditë që ka hedhur në treg këngën ‘Rruga 22’.