Në prag zgjedhjesh, Leonora Jakupi hyn në politikë? (FOTO)

By

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, aderimet nga fytyrat publike nuk po mungojnë.

Sot u bë e ditur që aktori Jeton Zogiani i njohur me rolin e ‘Drenicakut’ në ‘O sa mirë’ do të jetë pjesë e listave të AAK-së për deputetë.

Aktori Jeton Zogiani i bashkohet AAK-së

Mirëpo, një gjë të tillë duket ta ketë menduar edhe Leonora Jakupi!

Këngëtarja në InstaStory para pak minutash e ka bërë një pyetje me dy opsione.

‘Unë në politikë?’ – ka qenë pyetja e bërë për ndjekësit me dy opsione PO dhe JO. Opsion të saktë, Leonora e ka listuar JO duke na treguar se mbase mund të ketë pasur oferta së fundmi mirëpo nuk e ka ndërmend të hyjë nëpër lista.

Kujtojmë se këngëtarja në vazhdimësi është asociuar për afërsi me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo pak nga origjina e saj dhe më shumë nga pozicionimi në përkrahje të miqve të saj, Ganimete Musliu e Mërgim Lushtaku, të dy deputetë të PDK-së. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm