Në prag të verës Capital T zbulon pak muskujt, reperi po që ka punuar me trupin!

By

Nëse nuk e keni ditur që Capital T ka një trup muskuloz dhe të formuar, atëherë është koha ta shihni. Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi nga vera e kaluar dhe me nostalgji po i kujton ditët e nxehta e për më tepër se kaq, edhe sapo e reklamoi fizikun e tij.

“Kam nevojë për pak verë”, ka shkruar ai.

Në imazhin e  publikuar Kapo shihet në bregdet, në një bluzë me tregera dhe goxha të hapur përmes së cilës shihen qartë asetet e tij të fituara me mund në palestër e me siguri se edhe me dieta e proteina që ta nxjerrin shpirtin.

Por për një fizik si ky, ia vlen barra qiranë  e Kapo, po që ka bërë një transformim të mirë në fizik, ngase më herët ishte më i pakujdesshëm me trupin, por ai e ka kuptuar se sa e rëndësishme është paraqitja fizike kur je person skenik. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm