Në kohë lufte të strehuar në Tiranë, sot familja e Rinës hap dyert e shtëpisë

By

Në mars të vitit 1999, NATO filloi një sulm ajror ushtarak në Kosovë, në emër të një “Lufte Humanitare”. Kjo bëri që shumë shqiptarë të iknin nga Kosova drejt vendeve fqinje e një numër shumë i madh edhe për në Shqipëri.

Shqipëria nuk ishte e përgatitur për kaq shumë njerëz që të vinin, por sipas UNHCR arritën të strehojnë gati 435 mijë refugjatë kosovar.

Në kulmin e Luftës së Kosovës, refugjatët po kalonin kufirin për në Shqipëri në masën 4,000 njerëz në orë.

Ndër këta refugjatë të ikur nga trazirat e luftës ishte edhe familja e Rina Balaj – e cila kujton se në vitin 1999 kur ishte lindur në kohë lufte familjes së saj i hapi derën një familje në Tiranë.

Më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan se prindërit e saj bashkë më gjyshen që jetojnë ne Istog po hapin dyert për dy  familje të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo lut që ta kontaktojnë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm