Para se të lidhej me Mozzikun dhe para se të bëhej e famshme me muzikë, Loredana mori pjesë në klipin e një këngëtarit shumë të njohur shqiptarë.
Bëhet fjalë për Yll Limanin.
Loredana shihet në videoklipin e këngës ‘Ke pi sonte shumë’ bashkë me dy femra tjera.
Sot, artistja e cila i është futur muzikës në gjuhën gjermane, ka afër 1 milion ndjekës në Instagram dhe ka arritur që me këngët e saj të jetë në krye të toplistave gjermane.
Kujtojmë që Loredana së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë.