I ka munguar gjatë skenës muzikore, por kur u rikthye u rikthye aq fort sa fitoi edhe vendin e parë në festivalin e Radiotelevizionit Shqiptar.
Është këngëtarja Jonida Maliqi ajo që e ka marrë vendin e parë në edicionin e 57-të të festivalit, me këngën e saj “Ktheju Tokës”.
Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lu me “Rrëfehem”, ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me këngën “100 pyetje”. /Prive.al