E pagrimuar dhe me tuta sportive, e mundësisht edhe një kapele që i fsheh pothuajse tërësisht identitetin.
Kjo është pamja që merr këngëtarja Bebe Rexha sa herë që nuk ka ndonjë koncert apo ndonjë paraqitje publike.
Në një udhëtim nga Shtetet e Bashkuara në Francë, këngëtarja me origjinë shqiptare e me famë botërore ishte krejt “under cover”, dhe ishte strukur në limuzinë.
“Si dukem për çdo ditë”, ka shkruar ajo, e po ashtu po mbante syze të mëdha dielli që i kishte kombinuar me një kapele të modelit safari dhe të markës Gucci.
Përndryshe, Rexha është tejet ekstravagante në paraqitjet e saja publike, meqë zgjedh të marrë shumë vëmendje në tapetin e kuq duke u paraqitur me fustane glamuroze. /Prive.al