Shpërthimi i pandemisë ka bërë që njerëzit të mos jenë afër më të dashurve të tyre edhe në ditët më të veçanta.
Edhe këngëtarja e dashur Shyhrete Behluli nuk mund të ishte afër nënës së saj kur ajo feston ditëlindjen.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan se e ka marrë malli ta përqafojë të ëmën teksa i uron asaj ditëlindjen.
Mirëpo, këngëtarja me anë të këtij postimi dha një shembull të mirë – sepse tani kujdesi dhe dashuria shprehet edhe duke qëndruar larg më të dashurve për sigurinë e tyre.
“NANE, urime ditelindjen loqka jem, e qe nuk po muj me ardh me t perqafu si perhere , po uroj qe te festojm gjithmone bashke.” – shkruan këngëtarja nën postimin e saj. /Prive.al