Ndryshime madhore në llogarinë e Capital T në Instagram

By

Nëse jeni përdorues i rrjetit social Instagram, dhe me shumë vëmendje ndiqni cdo postim të artistit, Capital T, në llogarinë e tij, ka një zhvillim të ri.

Reperi ka fshirë të gjitha postimet nga llogaria e tij, duke lënë numrin e postimeve në 0.

Sakaq mund të jetë zhgënjyese për fansat e tij fakti që ai më nuk ka postimet e vjetra, diçka e mirë duket në horizont.

Shpeshherë artistët përdorin këtë strategji kur kanë për të paralajmëruar diçka madhore sa i përket krijimtarisë e artit.

Ndonëse pjesa e dytë e albumit po vjen për pak ditë (1 tetor), ndoshta artisti ka rezervuar për ne një surprizë të madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm