Ndizet një tjetër raund i dyshimeve për Capital T dhe Adrolën

By

Raporti mes Capital T dhe Adrola Dushit ngjan në një “dramë” që nuk sheh fund.

Ndonëse vet protagonistët nuk e pranojnë asnjëherë se kanë diçka më shumë se shoqëri, një pjesë e madhe e publikut janë të bindur për këtë gjë.

Sikur të mos mjaftonn dhjetëra indikacione të deri tanishme, një tjetër indikacion ka ardhur së fundmi.

Në kuadër të turit të Capital T në SHBA, Adrola nuk ka munguar.

Modelja ka qenë bashkë me mikeshën e saj Kristinën në koncertin e mbrëmshëm të reperit me Elvana Gjatën.

Kjo është kuptuar përmes postimeve të Kristinës.

No description available.

Prive.al mëson se ndonëse postimet kanë munguar, Adrola ka qenë edhe në disa prej koncerteve tjera të Capital T përtej oqeanit.

Edhe pse kanë thënë vetë shumë herë se kanë vetëm shoqëri të mirë me njëri-tjetrin, Capital T dhe Adrola duket se e kanë ende të vështirë të bindin një pjesë të publikut. Mbase kjo vjen nga dëshira  e madhe për t’i parë bashkë? /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm