Ndërron televizionet: Nga Klan TV, Klea Huta në Top Channel për emisionin e ri

By

Mesa duket sukseset për moderatoren dhe këngëtaren e njohur Klea Huta nuk kanë fund. Pasi ajo lajmëroi përpara disa javësh që do t’i rikthehet muzikës me disa këngë të realizuara në bashkëpunim me partnerin e saj Elgit Doda, së fundmi një tjetër projekt i ri është në planet e saj.

Sipas Radionrg.al, Klea pas shumë kohësh më në fund do ti rikthehet edhe televizionit dhe këtë herë me një emision të ri. Sipas informacioneve të emisionit radiofonik ‘Chaud Patate’ në Energy Radio, Klea shumë shpejt do të moderojë një spektakël të ri në televizionin Top Channel.

Nuk dihet se çfarë formati do të prezantojë moderatorja, por si çdo emision tjetër që ajo ka drejtuar, me siguri edhe ky do të ketë sukses.

Ndërkohë të gjithë presim me padurim këngën e saj më të re ‘ Bla Bla Bla’ që shumë shpejt do të publikohet edhe me videoklip.

Artikuj të ngjashëm