Ndërron jetë Princi Philip

By

Pallati Buckingham njoftoi këtë të premte se Duka i Edinburgut, i cili ishte i martuar për 73 vjet me Mbretëreshën Elizabeth, vdiq në moshën 99-vjeçare.

Philip u shtrua në spital në 16 shkurt për shkak të problemeve me zemrën, por në 16 mars ai doli nga spitali.

Duka do të mbushte 100 vjet në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017.Philip dhe mbretëresha Elizabeth II kanë festuar përvjetorin e 73-të të martesës së tyre në nëntor të vitit 2020-të.

Artikuj të ngjashëm