Ndarja e BS: Agon Amiga sapo e bëri lëmsh sërish!

By

Kohë më parë, daljet nga Babastars u shndërruan në një prej lajmeve kryesore në shoubiz.

Vendimi i Cozman e Skivit për të lënë grupin pas pakënaqësive dhe paqartësia në lidhje me Agon Amigën ishin dy prej pikave kryesore që morën vëmendje.

E me lëvizjen e fundit, Agoni i cili u mendua se mbeti me Getin, vetëm sa e ka bërë më lëmsh.

Ai ka shpërndarë paralajmërimin e këngës ‘You knoë me’ të Cozman teksa të njejtën nuk e bëri pak ditë më parë për projektin ‘Vamos’ të Getit,  Majk dhe Onat.

Në biografi, Amiga vazhdon ta quajë veten CEO të grupit prandaj nuk mund të thuhet me siguri se çfarë modeli kompromisi ka gjetur mes miqve të larguar nga grupi dhe atyre të mbetur në të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm