Ndahet nga jeta spikeri i njohur shqiptar

By

Është ndarë nga jeta pasditen e sotme Roland Roshi, spikeri dhe regjisori i njohur i Radio Televizionin Shqiptar.

Roshi ishte në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ neë RTSH kur u godit nga semundja, dhe pavaresisht reagimit dhe dergimit te shpejte ne Spital ai nuk mundi te fitonte betejen me jeten, shkruan Rtsh.al.

Është dhe i biri i tij, Ardit Roshi, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të babait të tji.

Ky eshte statusi me i rende i jetes sime! Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, sot nderroi jete!

Homazhet per Prof. Roland Roshin behen neser ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre..

Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem”, shkruan Arditi.

Kush është Roland Roshi:

Roland Roshi ka lindur dhe është rritur në qytetin e Përmetit. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve, që sot njihet si Akademia e Arteve te Bukura. Ka filluar punë për herë të parë në qytetin e Fierit, ne teatrin Bylis te qytetit te Fierit , ku eshte shquar per rolin e tij si “Avni Rustemi”, tek Drama “ Dy krisma ne Paris”. Por puna e tij ka qene e lidhur shume edhe me regjine . Per shume vite ka punuar si regjizor me Estraden dhe Tetarin e Fierit. Me pas puna e tij ka vazhduar ne Radio Tirana dhe ne Televizion si foles lajmesh dhe si regjizor spektaklesh dhe emisionesh informative.

Artikuj të ngjashëm