Ndahet nga jeta këngëtari Ismet Peja

By

Në orën dy pas mesnate, në orët e para të ditës së hënë, frymën e fundit e ka dhënë këngëtari më i madh i këngëve të vjetra qytetare, Ismet Paja, njofton  KDP.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Visari në një status në Facebook.

Ismet Peja ishte këngëtar i njohur dhe shumë i dashur i këngëve të vjetra qytetare. Ai ishte i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Në qershor 1970, Ismet Peja merr pjesë në Akordet e Kosoves 1970 me këngën “Ne Agim Heret u zgjova”.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Deri më tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Ka realizuar këngë dhe albume me shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, duke mos hequr dorë nga vlerat e këngës së mirëfilltë qytetare shqiptare.

Artikuj të ngjashëm