Muzikë, tekst dhe klip për 24 orë, Irkenc Hyka publikon këngën e re (VIDEO)

By

Një projekt jo i planifikuar me javë të tëra, është publikuar nga Irkenc Hyka.

“Ne” mbanë titullin kënga e cila është finalizuar brenda 24 orëve, me muzikë tekst dhe klip.

Këngëtari teksa postoi një pjesë të shkurtër nga videoklipi në llogarinë e tij në Instagram, kërkoi nga ndjekësit dhe fansat mos ta gjykojnë për shkak të shpejtësisë dhe kohës shumë të shkurtër për ta lansuar këtë këngë të re.

Në klip i cili është bardh e zi, Irkenci është i vetëm në studio i shoqëruar ndonjëherë nga titrat./Prive.al

Artikuj të ngjashëm