“Muzikë e Alltisë”, vjen videoklipi i parë nga albumi i Lyrical Son dhe Mc Kresha

By

Ashtu siç kishin paralajmëruar, artistët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë publikuar albumin e tyre.

“Muzikë e alltisë” mban titullin albumi më i ri, i përbërë gjithsesej nga 11 këngë të reja.

Dy nga këngët e albumit, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë të njohur si Elvana Gjata dhe Ledri Vula.

Këngët janë Hip-Hop dhe Rap, dhe tashmë janë publikuar në platformat digjitale.

Gjithashtu, erdhi edhe videoklipi i parë nga albumi për këngën “Hotel Mahalla”.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm