Mozzik finalizon këngën kushtuar nënës së tij

By

Muajin e kaluar, Mozzik, publikoi projektin e tij me titull ‘Pa Pa’.

Kënga u mirëprit nga fansat e tij dhe deri më sot numëron më shumë se pesë milionë klikime dhe mijëra pëlqime në youtube.

Megjithatë, reperi këtë vit nuk ka qenë dhe nuk do të jetë i pranishëm nëpër koncerte.

Mozzik-un nuk do ta shohim deri në vitin tjetër duke performuar pasi që ai dhe vëllai i tij Getinjo, për shkak të disa planeve, gjithmonë sipas tyre, nuk do të jenë të pranishëm nëpër koncerte.

Por, Mozzik nuk ndalet duke punuar.

Ai ua mundësoi fansave t’i bëjnë pyetje përmes Instagramit, ku tregoi disa gjëra.

Reperi tha se do të ketë bashkëpunim së shpejti si dhe shumë këngë të tjera, në mesin e tyre është finalizuar edhe një dedikuar nënës së tij.

Ai nuk dha detaje se kur mund të publikohet kjo këngë por bëri me dije se do të kemi shumë të reja nga ai në të ardhmen e afërt./Prive.al

Artikuj të ngjashëm