Mozzik bën kuriozë fansat, premton një lajm të madh

By

Premtoi një lajm të madh dhe të gjithëve na shkoi mendja se do deklaronte se u bë baba!

Por reperi i famshëm shqiptar Mozzik, tha se është fjala vetëm për muzikë e asgjë tjetër dhe se për fansat e tij do e  zbulojë befasinë këtë të premte.

Duke shkruar në profilin e tij në Instagram, Mozzik deklaroi se ka një lajm të madh që lidhet me karrierën e tij.

“Nesër e keni një lajm të mirë, amo shumë të mirë. Bëhet fjalë për muzikë”, ka shkruar Mozzik në llogarinë e tij në Instagram.

Kënga e tij e fundit e publikuar me partneren e tij Loredana Zefin, bëri bujë të madhe dhe qe një projekt shumë i suksesshëm e deri më tani “Bonnie and Clyde” e dyshes, numëron mbi 15 milionë klikime. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm