Morena Taraku e ka marrë seriozisht muzikën, publikon edhe një këngë

By

Është modele, ishte Miss Kosova në vitin 2010-të, bën një jetë tejet luksoze dhe ka thënë se studion për gazetari e se një ditë do donte të kishte një emision edukativ.

Dhe kjo nuk është e tëra. Morena taraku ka nisur dhe po bën përpjekje të ndërtojë një karrierë muzikore.

Pas publikimit të disa këngëve, ajo tanimë ka hedhur në treg edhe këngën e saj më të re të titulluar “Shlif”.

Ndonëse Morena nuk shquhet për talent të veçantë në muzikë, kjo s’po e pengon të ndjekë këtë karrierë.

Këtë këngë Morena e ka sjellë me një klip, në të cilin duket tejet seksi, ndërsa kënga u kushtohet atyre që sipas këngëtares, nuk janë të nivelit të saj dhe nuk kanë “shlif” ta arrijnë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm