Me jetën luksoze që bën, veshjet e saj shtohen pa problem çdo ditë e më shumë nga secili udhëtim i saj nëpër botë.
Por, duket se garderoba e Morena Tarakut ka ardhur në një pikë ku s’mban më dhe zbrazja e saj është e domosdoshme.
Një ‘aksion’ të tillë bukuroshja e ka ndërmarrur sot ku ka eliminuar një ‘mal’ me rroba e aksesorë të tjerë nga banesa e saj.
Koridori i apartamentit shihet të jetë i bllokuar nga sasia e madhe e rrobave në fotografinë e postuar nga Morena nën mbishkrimin: ‘Hahahaha nuk më duhen më. Tung, tung’.
Nuk dihet nëse Morena i ka hedhur në mbeturina këtë sasi enorme të rrobave dhe gjësendeve tjera por donacionet eventuale nuk do ishin aspak një ide e keqe. /Prive.al/