A nuk duket e bukur dashuria kur sheh një çift si Vesa Luma dhe Big Basta?
Dyshja e famshme kanë një kohë të gjatë që janë bashkë dhe gjithmonë shfaqen të hareshëm me njëri tjetrin dhe kanë krijuar një familje të bukur e cila është kompletuar me ardhjen e Lianit në jetë.
Çifti i njohur po jetojnë në Zelandë të Re dhe po shijojnë maksimalisht rrezet e diellit atje.
Se janë ende shumë të dashuruar e të lumtur e dëshmon një fotografi e publikuar në Instagram nga Vesa ku ata shkëmbejnë një puthje pasionante bashkë, të veshur në rroba plazhi.
E në këtë dimër të acartë që po mbretëron në Europë, kush s’e ka zili jetën që po bëjnë Vesa dhe Basta? /Prive.al