Nuk ka shumë prej kur ka nisur karrierën në ekran.
Fillimisht debutoi si kandidate në “The Voice” e më pas ngjiti shpejt shkallët e suksesit duke u bërë një prej fytyrave kryesore të Top Channel.
Përgjatë gjithë kësaj periudhe, Fjoralba Ponari ka qenë shumë e hapur për gjithçka mbi emrin e saj, përjashto të dashurin.
Bukuroshja me origjinë nga Tropoja nuk ka zbuluar asnjëherë më shumë sa i përket personit që i ka marrë zemrën edhe pse mediat kanë siguruar disa herë fotografi paparazzi të çiftit.
E mbrëmjen që lamë pas, Ponari ka postuar fotografi me të dashurin, ndonëse duke i mbuluar fytyrën.
Pas një rezistence të gjatë që këtë pjesë ta mbajë tërësisht hermetike, prezantuesja bukuroshe duket se nuk i ka “shpëtuar” pjesës së ekspozimit të personit të zemrës në rrjete sociale. /Prive.al