Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë në moshën 45 vjeçare

By

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të njohur “Open” në “Top Channel”, Eni Vasili, ka sjellë në jetë dy vajza binjake, në spitalin “Hygeia”.

Kjo është hera e parë që Vasili merr statusin e nënës.

View this post on Instagram

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Lajmi bëhet i ditur nga burime afër gazetares. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ndonëse fillimisht, ajo preferoi ta mbante të fshehur shtatzëninë e saj, gjithçka u zbulua nga disa foto të fiksuara nëpër rrugët e kryeqytetit të publikuara nga gazeta “Panorama”

Shtatzënia nuk e ka penguar në asnjë moment Vasilin. Ajo ka qenë mjaft aktive në debate “të nxehta” politike, duke qenë prezente në studio katër herë në javë.

Shtatzënia është fryt i lidhjes me Armandon, një inxhinier shqiptar që prej vitesh ka jetuar në Londër, para rikthimit në Tiranë për shkak të historisë së dashurisë me Vasilin. /albanianpost/

Artikuj të ngjashëm