Moderatori i njohur shqiptar, bëhet baba për herë të parë

By

Moderatori i njohur shqiptar, Eno Popi, është bërë baba për herë të parë. Njëra nga figurat kryesore të televizionit Top Channel dhe gruaja e tij Atena, janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme, duke e përjetuar për herë të parë këtë ndjesi.

Ata e kanë pagëzuar të voglën me emrin Liv, që do të thotë jetë, thonë burime të afërta të çiftit për Bordo.al;

Atena prej javësh ishte larguar drejt SHBA-së, për të lindur atje vajzën. Ndërkohë që Enos do t’i duhet të presë edhe pak javë, për ta parë vogëlushen, pasi ai do të shkojë në SHBA vetëm pas disa javësh, për t’u kthyer më pas në Shqipëri të tre së bashku, tashme si familje e kompletuar.

Eno Popi dhe Atena kanë një lidhje të gjatë dashurie, ndaj ky gëzim ishte më se i mirëpritur në jetën e tyre.

 

Artikuj të ngjashëm